Dy vjet më parë, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, Dogana dhe ATK-ja kishin realizuar një aksion të madh në fshatin Karaçevë të Kamenicës, zona kufitare me Serbinë, ku cak ishin kazinotë ilegale.
Dhjetëra persona kishin përfunduar në pranga ndërsa objektet ku ishin zhvilluar lojërat e fatit, ishin shkatërruar tërësisht me ekskavator.
Gjendet shëndosh e mirë gruaja nga Skenderaj që u raportua e zhdukur nga familjarët e saj
Por, pas dy viteve, në këtë zonë sërish janë ringritur disa objekte brenda të cilave po zhvillohet bixhozi ilegal.
Ekipi i IndeksOnline ka qëndruar blic në këtë zonë ku ka parë nga afër veprimtarinë që po zhvillohet aty.
Objekte të shumta janë ndriçuar për të bërë më atraktive dhe tërheqëse vendin ku frekuentohet dhe pëlqehet nga shumë kosovarë.
Përveç objekteve të ringritura në kufirin Kosovë-Serbi, bixhozi ilegal po zhvillohet edhe online.
Gazeta mëson se janë qindra pika të basteve ilegale që veprojnë ende në Kosovë.
Policia shpesh herë raporton për raste të lojërave të fatit ku konfiskohen pajisje e prova të ndryshme, mirëpo këto aksione të policisë nuk kanë ndikuar në eliminimin e kësaj vepre penale