Bekim Ahmeti, ekspert i komunikacionit, tha se gjendja sa i përket aspektit të sigurisë në komunikacion ka qenë alarmante që prej pasluftës.
Ai shton se edhe mosmbajtja e distancës dhe përdorimi i telefonit është faktor që i paraprijnë aksidenteve në komunikacion.
Ahmeti tutje bëri të ditur se tejkalimi i shpejtësisë është faktori determinues sa i përket aksidenteve, duke e përmendur këtu edhe temperamentin.
“Ka shumë faktor që ndikojnë në aksidente, një prej tyre është faktori njeri që ndikon me 85 përqind”, tha Ahmeti.
Nga përvoja e tij tha se çdo i dyti përdor telefonin celular duke shkruar mesazhe.
Eksperti e përmendi edhe futjen e një lënde për sigurinë në komunikacionit në shkollat e Kosovës. /Klan Kosova



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e