Pasi gjykatësja Medie Bytyqi e mbylli seancën e parë për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi, ka pasur pak tensione.
Një nga familjarët e bizesnmenit Rexhepi ka ofenduar dy të akuzuarit, raporton Nacionale nga vendi i ngjarjes.
13-vjeçarja e zhdukur në Fushë Kosovë u sulmua seksualisht nga një 15-vjeçar
“O qen” i është drejtuar një nga familjarët dy të akuzuarve, Jeton e Nexhat Vllasaliu.
Ndryshe, seanca fillestare është shtyrë me kërkesë të avokatëve, pasi nuk janë pajisur me shkresat e lëndës. Seanca e radhës do të mbahet më 14 nëntor.
Bedri Rexhepi u vra dhe dyshohet se krimi ka ndodhur për 30 mijë euro. Për gati 2 vjet, ai ishte i zhdukur dhe trupi nuk i gjindej./Botapress.info/