Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar Visar Azemin si kandidatin e kësaj partie për kryetar të Ferizajt në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Nga një tubim i mbajtur në Ferizaj, Abdixhiku e ka përshkruar qytetin si “porta që lidh veriun me jugun, lindjen me perëndimin” dhe shembull të zhvillimit përmes punës e përkushtimit.
Ai tha se qyteti meriton një udhëheqje “përtej të zakonshmes”, duke theksuar se Azemi e njeh mirë realitetin dhe nevojat e qytetarëve.
Visar Azemi ka përfunduar studimet në inxhinieri elektrike në Universitetin e Prishtinës dhe studimet pasuniversitare në menaxhim financiar ndërkombëtar në Universitetin e Maryland-it. Ai ka përvojë në udhëheqje projektesh të mëdha, organizata ndërkombëtare dhe ligjërim në bazat ushtarake amerikane.
Sipas Abdixhikut, Azemi përfaqëson një gjeneratë që kombinon dijen teknike me vizionin strategjik dhe është i gatshëm të vendosë qytetarin në qendër të vendimmarrjes, duke punuar me transparencë dhe përkushtim për zhvillimin e Ferizajt.



Të tjera
Kosova Lajme
S’ka marrëveshje për presidentin ndërmjet LDK-së dhe VV-së, Lushaku-Sadriu flet për Klanin
Shefja e Grupit Parlamentar të
Lajme
Termokos përfundon sezonin ngrohës 2025/2026
Termokos ka marrë vendim që sot
Aktuale
Azemi: Ka vend për Vjosa Osmanin në LDK, e djathta duhet të bashkohet
Sekretari organizativ i Lidhjes Demokratike të