Njësitet patrulluese të Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në Muqivercë kanë parandaluar sot kontrabandën e rreth 910 kilogramëve kërpudha të freskëta të llojit shampinion.
Rasti është shënuar rreth orës 11:45 në zonën kufitare të fshatit Karaqevë, ku policia ka ndaluar një furgon të bardhë me targa vendore, të drejtuar nga një shtetas i Kosovës.
Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka zbuluar sasinë e konsiderueshme të kërpudhave, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar, malli është sekuestruar dhe dorëzuar në Doganën e Kosovës.



Të tjera
Lajme
Plani i KQZ’së për zgjedhjet e 7 qershorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, dje, ka
Aktuale
Një person gjendet i vdekur në Novobërdë, Policia: Dyshohet për vetëvrasje
Policia e Kosovës, përmes raportit të
Aktuale
Si mund të ndikojë bllokada amerikane në llogaritjet strategjike të Teheranit?
Bombardimet disajavore amerikane e izraelite, si