Gazeta raportoi sot se një punëtor i mishtores “Vëllezërit Neziraj” në Deçan ka këputur shuplakën e dorës derisa ishte duke punuar me makinën e bluarjes së mishit. Për shkak të gjendjes serioze, punëtori 30-vjeçar u dërgua në QKUK për trajtim, ku i është nënshtruar një operacioni.
Punëtori tashmë ndodhet në klinikën Kirurgjike Plastike dhe gjendja e tij është stabile. Këtë e ka konfirmuar doktoresha Dafina Basholli.
E rëndë në Deçan: Makina për bluarjen e mishit ia këputë shuplakën e dorës punëtorit të mishtores
Ndërkohë nga mishtorja kanë folur shkurt për Sinjalin duke e quajtur rastin si “taksirat”, teksa s’kanë dhënë më shumë detaje për rastin.
Në anën tjetër, Prokuroria Themelore në Pejë ka iniciuar rastin si “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikshmërinë e sigurisë vendin e punës”, teksa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore edhe inspektorët e punës të cilët kanë kryer ekzaminimet nëse janë plotësuar apo jo kushtet e punës dhe masat e sigurisë./Botapress.info/