Armend Zemaj nga LDK-ja në Tëvë1 ka folur rreth aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Zemaj tha se LDK-ja do ta presë vendimin e plotë, në mënyrë që pastaj të veprojë me normat shpjeguese.
“Ne duhet ta presim vendimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese. Pasi që pa qenë vendimi i plotë edhe normat nuk janë të shpjegueshme. Duhet ta kemi durimin në kuptimin e asaj që besojmë në parimet e ndarjes së pushtetit dhe në atë se çfarë përfaqëson Gjykata Kushtetuese”, tha ai.
Ndërkohë, ai tha se qëndrimet e LDK-së sa i përket votimit për kryetar të Kuvendit janë keqpërdorur.
“Po keqpërdoren nganjëherë qëndrimet e LDK-së, duke tentuar që të na bëjnë neve palë dhe duke na përfshirë në ngurtësinë dhe në këtë logjikë, në të cilën po udhëheqë LVV-ja. Ne kemi thënë që s’do ta votojmë asnjë kandidat, por ne kemi thënë që të na mundësohet të votojmë, edhe vota kundër është votë”, tha ai.
Ndërkohë, në seancat e radhës, Zemaj thotë se në bazë të deklaratave të VV-së karshi Gjykatës Kushtetuese, nuk pritet të ketë pritshmëri për konstituim.
“Ato çfarë po i shohim si deklarime dorën në zemër ka pas pritshmëri. Nëse i shohim eksponentët e VV-së duke e atakuar Gjykatën Kushtetuese dhe thonë se ‘kjo është e papranueshme’. Kjo të len me nënkuptua që nuk ka pritshmëri të madhe. Ajo që është e mirë është se do të ketë një afat dhe një emër”



Të tjera
Aktuale
Gjykimi i madh drejt fundit, avokati flet për deklaratat përmbyllëse
Avokati Ardian Bajraktari është deklaruar për
Aktuale
Çfarë e pret Kosovën ndërsa BE-ja nis heqjen e masave?
Bashkimi Evropian ka njoftuar se në
Aktuale
Çka u gjet në telefonin e të akuzuarve për vrasjen e rreshterit Lika?
Prokuroria Themelore në Ferizaj në aktakuzën