Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, që po mbahet në Prishtinë pas iniciativës së presidente së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nervozuar deputetin e Vetëvendosjes, Haki Abazi.
Në këtë forum po marrin pjesë politikanë e liderë nga vende të ndryshme. Pjesë e saj është edhe emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
E pikërisht që diplomati sllovak mori ftesë nga shefja e shtetit, bëri që Abazi të dalë me një reagim.
“Lajcaku panelist?!- Për cilin sukses të deritanishëm apo për neutralitetin ndaj Rusisë”, shkroi ai në Facebook.
Ndërkohë, sot është dita e dytë e këtij forumi.
Ai filloi të shtunën dhe dhjetëra zyrtarë të lartë e politikanë përveç se morën pjesë, ishin edhe panelistë duke folur për çështjet aktuale./Botapress.info/