Agjencia e Statistikave të Kosovës vlerëson se indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 4,3% në muajin korrik 2025, krahasuar me muajin korrik 2024. Kurse, inflacioni mujor ishte 0,2% në muajin korrik 2025.
Sipas ASK-së, indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 4,3% në muajin korrik 2025, krahasuar me muajin korrik 2024.“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: pushime të organizuara (20,9%), kafe, çaj dhe kakao (16,9%); energjie elektrike (16,6%); mish (12,7%); pemë (12,3%); perime (10,7%); shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (10,4%); mirëmbajtje dhe riparim i pajisjeve personale të transportit (10,2%); vajra dhe yndyra (9,9%); shërbime hoteliere (8,2%); shërbime ambulantore (7,1%); qumësht, djathë dhe vezë (6,5%); gazeta, libra dhe materiale për zyra (6,2%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (6,2%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (6,1%); pije alkoolike (5,8%); shërbime financiare (5,2%); bukë dhe drithëra (5,0%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (4,9%); kujdes personal (4,7%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (4,0%); prodhime ushqimore (3,9%); furnizim me ujë dhe shërbime të ndryshme që kanë të bëjnë me vendbanimin (3,5%); këpucë (3,4%); duhan (3,4%); gjëra personale (3,3%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (3,2%); qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës (2,3%); veshje (2,2%), transport rrugor i pasagjerëve (2,0%); dhe gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare (1,1%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 4,9 për qind në IHÇK”, thuhet në njofitm.
Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te grupet e COICOP-it: bileta të fluturimeve -10,3%, karburante dhe lubrifikantë për pajisje të transportit personal -6,2%, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,6 për qind në IHÇK.
Megjithatë, ASK këtë ulje e llogarit gjatë muajit korrik me muajin qershior të vitit këtij viti dhe nuk krahason krooikun e vitit 2024 me korrikun e vitit 2025, sic ka krahasuar tek ngritja e çmimeve. “Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,2% në muajin korrik 2025, krahasuar me muajin qershor 2025. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: pushime të organizuara (11,8%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (1,9%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (0,9%); dhe mish (0,5%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,3 për qind në IHÇK”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te grupi i COICOP-it: perime -2,7%, me një ndikim prej (0,1 për qind në IHÇK.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet