Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleancea për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka prezantuar sloganin e partisë së tij për kryeqytetin
Haradinaj ka shkruar në Facebook se slogani i AAK-së lidhet me historinë e Prishtinës.
“Hyjnesha në fron, se Prishtina ka histori e qëndresë. Sahat Kulla, se Prishtina i qëndroi kohës e mbeti e veçantë. Pallati i Rinisë se u ndërtua nga një gjeneratë e re, për të qenë pikëtakim i përhershëm i rinisë. Xhamia, se gjithçka filloi nga aty për ta bërë Prishtinën shtëpi të të gjithëve. Shumë ngjyra se Prishtina është vend i njerëzve më interesantë me shumë karaktere e veçori që i japin gjallëri jetës. Për këto e shumë shkaqe të tjera, për ne – #eparaPrishtina”, ka shkruar Haradinaj.