Një aksident me fatalitet ka ndodhur ditën e djeshme në Komoran.
Për pasojë një person ka vdekur. Në aksidentin e rëndë ishin të përfshira gjatë vetura. Plagëve nuk u mbijetoi një grua, ndërkaq tetë persona pësuan lëndime dhe u dërguan për trajtim mjekësor në QKUK.
I dyshuari për shkaktimin e kasidentin është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Komoran, Gllogoc / 11.08.2025 – 18:15. Si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës gjashtë (6) automjete janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident një femër kosovare ka ndërruar jetë, si dhe si dhe lëndime trupore kanë pësuar 8 persona. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi ndërsa i dyshuari m/k që dyshohet se ka shkaktuar aksidentit pas trajtimit mjekësor është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet