Konstituimi i përbërjes së re parlamentare, tani ka për bazë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Ligjvënësit urdhërohen, që brenda një afati 30-ditor, ta zgjedhin kryekuvendarin përmes votimit të hapur, duke e hedhur në votim të njëjtin kandidat jo më shumë se tri herë.
Megjithatë, seanca konstituive nuk mund të mbahet derisa Kushtetuesja të publikojë aktgjykimin e plotë.
Bazuar në praktikat e mëhershme, për publikim të plotë të aktgjykimit, Kushtetueses i nevojiten një e më së shumti deri në dy javë kohë, mbas së cilës mund të vazhdojë cikli 48-orësh.
Që nga 15 prilli, kur seanca konstituive u thirr për herë të parë, deputetët kanë mbajtur plot 54 vazhdime të kësaj seance, të cilave u ka prirë deputeti më i vjetër i legjislaturës së re, Avni Dehari.
Kushtetuesja ka vënë në pah se kryesuesi Dehari nuk ka vepruar në bazë të aktgjykimit të 26 qershorit të kësaj gjykate, duke shpallur si të pavlefshme të gjitha seancat e mbajtura përgjatë një muaji, më konkretisht nga 27 qershori deri më 26 korrik.
Ndërkohë, Rregullorja e Kuvendit specifikon se për mbarëvajtjen e seancës kujdeset kryesuesi, kështu që pritet që deputeti Dehari të thërrasë seancën sapo Kushtetuesja ta publikojë aktgjykimin e plotë në Gazetën Zyrtare.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është mirëpritur nga partitë opozitare, ndërkohë u kritikua nga partia fituese e zgjedhjeve.
Të tjera
Aktuale
Lirohen vëllezërit Emini nga mbajtja në Serbi
Vëllezërit Bashkim dhe Xhemajli Emini janë
Aktuale
Zjarr i madh në Ferizaj, digjen fusha e mal – dëmet kapin mbi 140 mijë euro
Një zjarr i madh ka përfshirë
Aktuale
Avokati për kufizimet e vizitave Thaçit: Zhvendosje vëmendjeje nga roli tani përcaktues i mbrojtjes
Avokati Ardian Bajraktari, duke komentuar vendimin