Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë për gjetjen e 30-vjeçares, Emine Berisha, nga Samadrxha e Suharekeës, raporton Botapress.info
Sipas Policisë, ajo është parë për herë të fundit më 2 tetor, kur edhe është raportuar si e zhdukur nga bashkëshorti i saj.
“Personi i raportuar si zhdukur deri me sot nuk është gjet, andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin e njëjtë apo din diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policin Rajonale në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”, thuhet në kërkesën e Policisë.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/10/emine.png)