Gjashtë automjete janë përfshirë në një aksident në Komoran, në drejtimin Pejë-Prishtinë.
Këtë për Gazetën Express e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
Ai ka thënë se ka persona të lënduar, por pa specifikuar numër.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe zjarrëfikësit dhe njësia emergjencës.
“Sot, më datë 11.08.2025, rreth orës 18:20, është raportuar një aksident trafiku me gjashtë automjete të përfshira dhe persona të lënduar, i cili ka ndodhur te udhëkryqi, te ura në Komoran, në drejtimin Pejë–Prishtinë. Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, ndërkohë që janë njoftuar edhe ekipet e emergjencës mjekësore dhe njësia e zjarrfikësve, për të reaguar për t’u ofruar ndihmën e nevojshme personave të përfshirë dhe për menaxhimin e situatës. Policia e Kosovës po kryen veprimet e nevojshme hetimore dhe menaxhimin e trafikut në atë segment rrugor, ndersa për detaje të tjera do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Hoxha



Të tjera
Lajme Opinione
Janina Ymeri: Ne puno, Serbia fito!
Deputetja e LDK-se ne legjislaturen e
Showbiz
Ky fustan i Morena Tatakut po e çmend Instagramin
Morena Taraku është shfaqur së fundi
Lajme
Subvencionet në bujqësi për 2026: publikohen masat mbështetëse
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit