Profesori universitar Milazim Krasniqi, i ka reaguar zëdhënësit të qeverisë, Përparim Kryeziut, i cili duke komentuar draft-dokumentin për Asociacionin ka thënë se një gjë të tillë nuk e lejon kushtetua.
Ai në Facebook ka treguar rastin kur një kryeminsitër grek kishte refuzuar një kërkesë të ShBA-ve, dhe përgjigjen që presidenti i atëhershëm Nikson i kishte dhën.
“Thuhet se nje kryeminister grek kishte refuzuar nje kerkese te SHBA, me arsyetim se nuk ua lejonte Kushtetuta dhe parlamenti. Komenti/kercenimi i presidentit Nikson ishte interesant: Ta qif..a Kushtetuten dhe parlamentin. Greqia eshte nje mize. Mos te sillet rreth feqkes se elefantit sepse gelltitet. E parafrazova, por ky ka qene mesazhi”, shkruan ai.
Tutje Krasniqi e ka quajtur të shkretë Përparim Kyreziun, raporton Botapress.info
“Ma kujtoi zëdhënësi i qeverise Kurti, teksa po thoshte se nuk lejon Kushtetuta. I shkreti djale, qe nuk e di kush na e ka mundesuar te kemi shtet e kushtetute”, përfundoi ai.