Deputeti i LDK-së dhe ish-kryeministri Avdullah Hoti pëmes një postimi në Facebook ka rikujtuar të gjitha përfitiomet nga Marrëveshja e 4 Shtatorit të vitit 2020 në Shtëpinë e Bardhë.
Hoti, atëbotë në cilësinë e kryeministrit të Kosovës nënshkroi Marrëveshje në prani të ish Presidentit amerikan Donald Trump me çrast ka përmendur këto përfitime të shtetit të Kosovës nga kjo Marrëveshje:
Kur janë koordinuar veprimet tona me Shtëpinë e Bardhë:
1. Ka ndodhur njohja nga Izraeli,
2. E kemi demarkuar praktikisht një pjesë të kufirit me Serbinë,
3. E kemi siguruar mbështetjen për projekte madhore të hekurudhave dhe autostradave,
4. E kemi siguruar mbështetjen nga MCC për gaz dhe energji,
5. E kemi nënshkruar marrëveshjen për insentiva të investimeve dhe qasje në financa në tregje amerikane,
6. E kemi nënshkruar marrëveshjen për teknologji 5G të sigurt.
7. E kemi kornizuar dialogun vetëm për njohje reciproke, pa cenuar integritetin territorial, pa prekur karakterin unitar të shtetit të Kosovës, si dhe duke mos pranuar asgjë pa u nënshkruar marrëveshja për njohje reciproke.
Mos e rrezikoni këtë mbështetje, sepse do të mbeteni të izoluar si regjimi i Enver Hoxhës. Sigurisht se populli i Kosovës nuk e lejon që izolimi të vazhdoj. Do të detyroheni të lironi zyret dhe të dorëzoni mandatin tek ata që e ruajnë dhe avancojnë miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
![🇽🇰](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/tce/1/16/1f1fd_1f1f0.png)
![🇺🇸](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/t93/1/16/1f1fa_1f1f8.png)