Në takimet me përfaqësuesit ndërkombëtarë, zyrtarët e Kosovës shpesh kërkojnë që Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, të përfundojë mandatin e tij dhe të deklarojë se është i panevojshëm. Nga ana tjetër, Beogradi dhe përfaqësuesit e serbëve në Kosovë konsiderojnë se UNMIK-u është i domosdoshëm për shkak të respektimit të Rezolutës 1244, e cila garanton integritetin e Serbisë.
Kërkesave të përsëritura për përfundimin e mandatit të UNMIK-ut në Kosovë, nga ky mision për Euronews Serbia, ata u përgjigjen se vazhdojnë ta kryejnë misionin e tyre pa pengesa.
“Mandati i UNMIK-ut, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, është që të ofrojë kushte për një jetë të qetë dhe normale për të gjithë banorët e Kosovës. Për këtë qëllim, UNMIK-u punon për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, forcimin e sundimit të ligjit dhe promovimin e angazhimit të rëndësishëm të grave dhe të rinjve,” tha zëdhënësi i UNMIK-ut Sanam Dolatshahi.
Kërkesat e fundit për përfundimin e misionit të UNMIK-ut i kanë dërguar kryeministri shqiptar Edi Rama, shefja e Misionit të SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në shtator të këtij viti në selinë qendrore të Kombeve të Bashkuara.