Mendim Rugova thotë se temperaturat këtë javë pritet të jenë të larta.
Sot, ai tha se temperaturat është pritur të arrijnë deri në 35-36°C. “Në pjesë të Dukagjinit mund të shkojnë deri në 38-39°C”.
Meteorologu paralajmëroi sot në #Gjesi në T7 se “ditën e nesërme ndoshta ka pak një rënie të lehtë të temperaturave deri në 34°C”.
“Por në përgjithësi, edhe ditëve të ardshme, mbeten temperaturat e larta”, tha ai.
“Prej të premtes mandej kalojnë pak më shumë vranësira dhe temperaturat e kanë njëfarë trendi të rënies deri në 32-33 gradë celsius gjatë fundjavës”, tha Mendim Rugova.
“Ndoshta gjatë fundjavës përfundon kjo valë e nxehtësisë”, tha ai.
Të reshura, ai tha se “për momentin nuk po duket që mund të ketë”.
“Tek gjatë javës së ardhshme, nga e hëna, sipas tendencave të fundit, ka gjasa të ketë zhvillimeve të rrebesheve dhe të bubullimave”.
Edhe gjatë javës së ardhshme, ai tha se temperaturat do të jenë të larta dhe të shkojnë sërish duke u rritur. Megjithatë, netët tha se mund të jenë pak më të freskëta.



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e