Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët e Kosovës për gjetjen e Behamir Gavazajt, nga fshati Zhur i Prizrenit, i zhdukur më 10 shtator të këtij viti.
Policia ka thënë se familjarët e tij kanë raportuar se e kanë parë atë për herë të fundit para 19 ditësh.
“Sipas ankuesit viktima është i gjatë rreth 170 cm, 70 kg, flokët e thinjura”, ka njoftuar policia.
“Personi i raportuar si zhdukur deri me sot nuk është gjet, andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin e njëjtë apo din diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policin Rajonale në Prizren, apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”, ka thënë policia.