Kryeministri Albin Kurti, në një konferencë për media pas takimit me emisarin e SHBA-së, Gabriel Escobar, ka treguar për temat që kanë diskutuar brenda takimit.
Ai nuk dha detaje të bisedës, përvecse tregoi në përgjithësi mbi bisedat që pati me të.
Escobar i tregon Kurtit shkurt për implikimet nga dialogu me Serbinë
“Me zotin Escobar folëm për peshën dhe rëndësinë e raporteve tona dypalëshe, partneritetin ndërmjet vendeve tona, për progresin dhe reformat në Kosovë, ballafaqimin me krizën energjetike, për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për procesin e dialogut dhe rrugën përpara. Përmes gatishmërisë për takime, vullnetit për marrëveshje dhe propozimeve konkrete që japim, Republika e Kosovës është treguar se është palë kontruktive dhe kreative në dialog”.
Kurti tha se Kosova është e gatshme për marrëveshje ligjërisht të obligueshme, për normalizim të plotë të marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër.
“E mirëpresim gjithmonë interesimin dhe angazhimin e SHBA-së në këtë process. Me SHBA-në jemi aleatë në vlera dhe partnerë në qëllime”./Botapress.info/