Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti në takim, ambasadorin francez, Olivier Guérot, ku u bisedua për zhvillimet politike në vend, proceset integruese të Kosovës si dhe për dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
33 vrasjet në “Kristal” të Pejës, arrestohet në Budapest serbi i dyshuar për këtë masakër
Sipas një komunikate të LDK’së thuhet se Abdixhiku kërkoi nga Franca që të vazhdojë mbështetjen për Kosovën në rrugën e integrimeve euro-atlanike, në mënyrë të veçantë në procesin e liberalizimit të vizave dhe përkrahjen politike në anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar.
Abdixhiku, ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimet për kontributin e Francës në procesin e lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës.
“Kryetari Abdixhiku, përveçse i vlerësoi si të shkëlqyeshme marrëdhëniet mes Kosovës dhe Francës, tha se bashkë me ambasadorin Guérot do të jetë i përkushtuar fuqishëm në thellimin e bashkëpunimit edhe më tutje”, thuhet në komunikatë.