Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton për vdekjen e zyrtares së financave, Nazit. Spitali shkruan se Nazi ka punuar për 41 vite si zyrtare e financave teksa vdiq pak muaj para se të pensionohej.
“Shembulli ytë i një profesioniste të pashoqe e një puëntore e palodhur do të jetë udhërëfyes për të gjithë kolegët tuaj”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Njoftimi i plotë i spitalit:
Të tronditur e të pikëlluar thellë nga vdekja jote Nazi.
Ti si Zyrtare e Financiare për 41 vite ishe udhërrëfyese dhe bëje edhe të pamundëren për Institucionin tonë. Edhe tani kur kishe edhe pak muaj para pensionimit nuk pushoje duke u kujdesur që Spitali të ketë të gjitha kushtet për kryerjen e shërbimeve ndaj pacientëve. Për ty nuk kishte orar e lodhje në punë.
NE si kolegë tuaj mendonim se si do të organizonim një ceremoni për pensionimin tëndë e asesi nuk po mund të pajtohemi që ti më nuk je në mesin tonë.
Shembulli ytë i një profesioniste të pashoqe e një puëntore e palodhur do të jetë udhërëfyes për të gjithë kolegët tuaj.
Pusho e qetë Nazi, NE asnjëherë nuk do të harrojmë.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/10/310987597_5558472474231141_8299348423625091371_n-721x600.jpg)