Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka folur rreth videove të Lëvizjes Vetëvendosje në të cilat i ka cilësuar ish-qeveritë dhe politikanët si shkatërrues të shtetit.
Abdixhiku i ka vlerësuar si lajme të rreme dhe propagandistike.
A do të ketë ndalesa në paga për mësimdhënësit që s’punuan të shtunën?
Ai ka shtuar se asnjëherë nuk do ta ofendonte kundërshtarin politik me lajme të rreme.
“Në nivel të përplasjes personale unë mund të bëj beteja rreth idejave por asnjëherë s’do të më shihni duke ofenduar me lajme të rreme kundërshtarin tim politik. Shpesh kam parë që kundërshtarin tim politik, Albin Kurtin e quajnë “shërbëtor të Serbisë”, unë nuk mund ta bëj një gjë të tillë. Unë besoj se është i paaftë për të qeverisur është i dëmshëm për vendin është polarizues dhe nuk ka aftësi qeverisëse – mbi këto baza do ta kundërshtoj, por nuk mund të them që është shërbëtor i Serbisë sikurse nuk mund ta konsideroj shkatërrues të shtetit aq më pak që kemi bashkëpunuar një pjesë të kohës e aq më pak që bënte përpjekje për të bashkëpunuar”, tha ai në Debat Plus.
Në fund ai tha se videot e VV-së janë “mjet dëshpërues politik për t’i mbyllur sytë ndaj problemeve në vend”.