Një veturë është djegur tërësisht, ndërsa një tjetër është dëmtuar pjesërisht mëngjesin e sotëm në parkingun e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se njëra veturë (Mercedes) është djegur tërësisht, ndërsa tjetra (Audi) është dëmtuar pjesërisht.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
“Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti për Express.
Lidhur me këtë, Klan Kosova ka publikuar pamjet.
![](https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2022/10/311887239_2105450616321880_9213011024199898011_n.jpg)