Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, zhvilluan një aksion të përbashkët në rajonin e Leposaviqit, pas një informate operative për një automjet të dyshuar që po transportonte mallra të kontrabanduara.
Rasti i parë:
Gjatë patrullimit, njësitë hasën një automjet të braktisur në një rrugë anësore, i cili ishte i hapur dhe pa shofer. Brenda tij u gjetën thasë plastikë dhe një sasi e konsiderueshme çokollatash të markave Snickers dhe Kinder, të mbuluara me letër kartoni. Automjeti ishte pothuajse i mbushur plot me mall dhe u dërgua në Terminalin Doganor të Mitrovicës.
Rasti i dytë:
Njësitë ndaluan një tjetër automjet që transportonte pako të ndryshme mallrash. Pas kontrollit, u konstatua se brenda kishte produkte ushqimore, pije joalkoolike dhe artikuj higjienikë, për të cilët shoferi nuk posedonte dokumentacion ligjor. Edhe ky automjet u dërgua në Terminalin Doganor të Mitrovicës për inventarizim.
Dogana e Kosovës njoftoi se aksionet e përbashkëta me Policinë e Kosovës do të vazhdojnë, me qëllim parandalimin dhe luftimin e kontrabandës, si dhe mbrojtjen e ekonomisë së ligjshme të vendit.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet