Shtetet e Bashkuara do të zgjasin rotacionin e tyre të një batalioni të rëndë tankesh në Lituani, i cili nuk sheh asnjë ulje të kërcënimit nga Rusia që nga pushtimi i Ukrainës nga Moska, kanë thënë zyrtarët lituanez.
Ministri lituanez i Mbrojtjes, Arvydas Anusauskas tha se batalioni, në qytetin Pabrade që nga viti 2019, do të qëndrojë të paktën deri në fillim të vitit 2026.
Shpërthim i fuqishëm në një minierë , të paktën 2 të vdekur, dhjetëra të bllokuar nën tokë
Në një deklaratë pas takimit me Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA, Lloyd Austin në Bruksel, Anusauskas tha se vendimi zbaton një nga objektivat më thelbësorë të paraqitur nga qeveria në detyrë: ne kemi një prani të vazhdueshme ushtarake të SHBA në Lituani. /Botapress.info/