Ministri i Brendshëm i Republikës së Çekisë, Vik Rakushan ka konfirmuar se shumica e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian e përkrah liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ministri Rakushan, vendi i të cilit kryeson me Bashkimin Evropian, konfirmoi se debati mbi vizat për Kosovën tani gjindet në nivel nacional, ku po zhvillohen konsultat e brendshme në mes të vendeve anëtare.
Për muajin e ardhshëm, ai, e ka paralajmëruar mundësinë që ҫështja sërish të kthehet në Këshillin e BE-së. Megjithatë, Rakushan, nuk dha kurrfarë sinjali se kur mund të shënohet përfundimi i debatit mbi vizat në mes të vendeve anëtare.
Ministri ҫek i nxorri këto pohime pas takimit të ministrave të brendshëm të Bashkimit Evropian, e një ditë pas takimit të parë të grupit punues për vizat nga ku doli se Franca ka disa kërkesa shtesë rreth liberalizimit.
Takimi i radhës i grupit punues ku sërish do të trajtohet çështja e vizave do të mbahet më 9 dhe 10 nëntor, ndërsa të gjitha shtetet e interesuara kanë afat që deri më 21 tetor të deponojnë komentete e tyre me shkrim tek presidenca ҫeke në mënyrë që përgatitet mbledhja e radhës./Botapress.info/