Dogana e Kosovës ka njoftuar se sot ka arrestuar një zyrtar doganor në Han të Elezit pasi i njëjti dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Siç njoftohet krahas zyrtarit doganor janë arrestuar edhe katër persona të tjerë.
“Hetuesit e Doganës në bashkëpunim me Prokurorinë pas një hetimi disa mujor sot me 14/10/2022 në orët e hershme të mengjesit kanë zënë ne flagrancë zyrtarin Doganor dhe katër (4) të dyshuar (të gjithë janë dërguar në mbajtje). Dyshohet se zyrtari i arrestuar në vazhdimësi ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke futur në Kosovë mallra pa pagesën e taksat doganore”, njofton dogana.