Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar për dënimin me 7 vite e gjashtë muaj burgim të Shaban Goagajt lidhur me vrasjen e Agonis Tetajt.
Çitaku e ka quajtur skandal, turp, dhe tmerr një vendim të tillë, i cili u shpall sot nga Gjykata Themelore në Pejë.“7 vite e gjysmë dënimi për vrasje. 7 vite e gjysmë.
Skandal. Turp. Tmerr”, ka shkruar Çitaku në Facebook.
Gjykata e Pejës në shpalljen e vendimit për vrasjen e Agonis Tetajt, e ka bërë rikualifikimin e veprës penale, nga vrasje e rëndë në vrasje nga pakujdesia.
Shaban Gogajn, Gjykata e Pejës e ka shpallur fajtor për “vrasjen nga pakujdesia” të Agonis Tetajt. Ai është dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim.
Gogaj është shpallur fajtor për veprat penale “vrasje nga pakujdesia” dhe “posedim i pa autorizuar i armëve”. Në dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.
Pamjet e mëposhtme tregojnë momentin e vrasjes së të riut, në lokalin “Gogaj Ag” në Deçan, ku ai ishte punëtor./Botapress.info/