Kryeparlamentari Glauk Konjufca është kthyer në vendin e tij të punës, pas disa mungesave, për shkak të një lëndimi fizik.
Pak minuta pasi u informua për seancën, që kishte nisur disa orë më parë, Konjufca nisi punën.Dikush nga deputetët në Kuvend si duket e ka pyetur Konjufcës si e ka gjendjen, pasi kryeparlamentari u dëgjua duke thënë “mirë, faleminderit”.
Më 6 tetor, shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari, njoftoi se Konjufca ka pësuar një lëndim fizik, e si rezultat i këtij lëndimi ai s’do të jetë në punë për 10 ditë.
“Kryetari i Kuvendit prej sot e 10 ditë të tjera nuk do të jetë në kuvend, në vendin e tij të punës për arsye shëndetësore, kryetari ka pasur një lëndim fizik mbrëmë dhe për këtë arsye me rekomandimin e mjekut duhet të qëndrojë në shtëpi në mënyrë që të ketë rikuperim të këmbës”, u shpreh ajo.
Nuk janë dhënë detaje se si është lënduar kryeparlamentari.
Konjufcën e zëvendësoi nënkryetarja Saranda Bogujevci. /Botapress.info/