Një mosmarrëveshje mes dy personave përfundoi me përleshje fizike, ku përpos grushteve u përdorën edhe mjete pune në një lokal në rrugën “Mursel Osmanaj”, në Prizren.
Burimet e Gazetës brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se në rast janë përfshirë pronari i lokalit dhe një klient, të cilët janë kapur pas një zënke që patën për motive ende të panjohura.
Zhdukja dhe shfrytëzimi për prostitucion i 16-vjeçares nga Skenderaj, këta janë dy të arrestuarit
Klienti dyshohet se e kishte fyer pronarin, i cili më pas iu vërsul me ‘tëhollues’, me të cilin e goditi, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore, për çka u dërgua për trajtim mjekësor.
Në anën tjetër, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetusit policorë në lidhje me rastin.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet rasti për “Sulm dhe lëndim i lehtë trupor”.