Një sulm bërthamor kundër Ukrainës do të çonte në “asgjësimin e forcave ruse”, ka paralajmëruar shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Duke folur sot nga Bruges në Belgjikë, Borrell tha: “Çdo sulm bërthamor kundër Ukrainës do të krijojë një përgjigje, jo një përgjigje bërthamore, por një përgjigje kaq të fuqishme nga ana ushtarake, saqë ushtria ruse do të asgjësohet”.
Stoltenberg: Spanja do të dërgojë sisteme të mbrojtjes ajrore në Ukrainë
NATO po i vëzhgon lëvizjet e Rusisë në luftën me Ukrainën, por deri më tani nuk ka parë asnjë ndryshim në qëndrimin e saj rreth kësaj çështjeje. Më herët gjatë ditës së sotme, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se përdorimi i armëve bërthamore kundër Ukrainës do të sillte “pasoja të rënda”.
“Rrethanat në të cilat NATO mund të duhet të përdorë armë bërthamore janë jashtëzakonisht të largëta,” tha ai.
“Retorika bërthamore e Rusisë është e rrezikshme, e pamatur dhe ata e dinë se nëse përdorin armë bërthamore kundër Ukrainës, kjo do të ketë pasoja të rënda. Dhe ata gjithashtu e dinë se një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të luftohet kurrë.” /Botapress.info/