Pas raportimeve se Franca po e kushtëzon liberalizimin e vizave për Kosovën me sistemin për siguri ETIAS, ka reaguar edhe anëtari i shoqërisë civile dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Rron Gjinovci.
Gjinovci ka thënë se kushti që e ka vendosur Franca e bën të pamundur liberalizimin për një periudhë të gjatë, derisa ka udhëzuar Qeverinë që të ndërprerje çdo bashkëpunim me Francën, që t’ia dëbojë ambasadorin.
Më pas sipas tij duhet të ndërpritet dialogu me BE-në dhe të çohet FSK-ja në veri të vendit.
“Kushti i Francës e bon t’pamundshëm liberalizimin për ni kohë t’gjatë.
Me pasë këtu dinjitet, Qeveria ndërpren çdo bashkëpunim me Francën fillimisht, ia përcjell ambasadorin në aeroport, mandej ndërpren diskutimet me BE-në, i ndërpren negociatat me Serbinë, e çon FSK-në në veri, porositë armë me ato 600 milion që janë mbledhë edhe deklaron: u kall loja!”, ka shkruar Gjinovci i nervozuar.