Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka konsideruar si fitore të “opozitës” aktgjykimin e r të Gjykatës Kushtetuese.
Ai ka thënë se kjo është një fitore e demokracisë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Abdixhiku ka shkruar se Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë të plotë kërkesave të LDK-së.
“Një fitore e madhe e demokracisë! Një fitore e madhe Republikës! Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë të plotë kërkesave tona dhe lëndës së hartuar nga LDK. Siç e kishim thënë, sa e sa herë, partia e parë kishte uzurpuar foltoren, me imponim kishte ndryshuar rendin e ditës dhe me kokëfortësi për plot 48 herë kishte shkelur Kushtetutën e Kosovës duke insistuar në votimin e fshehtë – para dhe pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese”, ka shkruar ai.



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e