Presidenti i SHBA, Joseph Biden tha se nuk sheh arsye për t’u takuar me homologun e tij rus, Vladimir Putin muajin e ardhshëm në samitin e G20 në Indonezi.
Sipas Biden, Putin ka kryer krime lufte në Ukrainë, shkruan CNN.
“Gjithçka varet nga ajo që Putini do të donte të fliste. Nëse ai do të donte të fliste për basketbollisten amerikane të burgosur në Rusi, Britney Greiner, atëherë ne mund të flisnim. Por, dëgjoni, veprimet e tij janë brutale. Unë besoj se ai bëri luftë krime, kështu që nuk shoh një arsye racionale për t’u takuar me të tani”, theksoi presidenti amerikan.
Lidhur me luftën në Ukrainë, Biden beson se Putini nuk do të përdorë armë bërthamore.
Ditën e djeshme, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se Moska nuk do ta përjashtonte një takim mes Putinit dhe Biden. /Botapress.info/