Botapress, 7 Qershor – Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka vazhduar të gozhdojë pushtetin e Vetëvendosjes. Ajo përvec se është aktive në debatet parlamentare, nuk i kursen as rrjetet sociale për të hedhur “kungja” kundër VV-së dhe Qeverisë Kurti, shkruan Botapress.
Në një postim të saj të fundit, Ganimete Musliu i ka kombinuar disa tituj të portaleve në të cilat flitet për aferat korruptive, proceset gjyqësore dhe punësimet partiake e familjare të zyrtarëve të lartë të Vetëvendosjes.
Ganja ka postuar në faqen e saj në Facebook, lajmin për procesin gjyqësor kundër Liburn Aliut, punësimin e mbesës së Albin Kurtit si shefe të kabinetit të ministrit Xhelal Sfeqla, punësimin e vajzës së vëllaut të deputetit të VV-së Jahja Koka në Ministrinë e Arsimit e afera të tjera, shkruan Botapress.
Për më shumë ja postimi i Ganimete Musliut në Facebook: