Analisti politik, Fitim Salihu, ka komentuar në lidhje me të dhënat e ministrit të brendshëm Xhelal Sveçla, në faqen e kësaj ministrie ku shkruhet se ai kishte qenë pjesë e UÇK’së, shkruan Gazeta Botapress.
Salihu, tha se është turp nëse dikur ke pasur frikë të luftosh e tani të gënjesh kinse ke luftuar. Ai shtoi se veteranët e rrejshëm po i lënë hije të keqe luftëtëarëve të vërtetë.
‘’ Nuk eshte marre me u tut me luftu. Qofte edhe per liri. Tuta eshte njerezore. Marre eshte me u tut me luftu, kurse pas 20 viteve me rrejt se kinse ke luftu’’, shkroi Salihu.
Derisa tha se ende më e turpshme është fakti se veterani i rrejshëm qëllon në pozitë të lartë shtetërore.
Postimi i plotë:
‘’ Nuk eshte marre me u tut me luftu. Qofte edhe per liri. Tuta eshte njerezore. Marre eshte me u tut me luftu, kurse pas 20 viteve me rrejt se kinse ke luftu. Veteranet e rrejshem po i qesin hije te zeze luftetareve te vertete trima te UÇK-se. Marrja eshte akoma me e madhe kur veterani i rrejshem qellon te kete pozite te larte shteterore. Nejse, marrja u bo lluks te na’’./Botapress.info/