Hakerat iranianë pretendojnë se së fundmi kanë arritur të marrin të dhënat nga sistemi Depp See i policisë shqiptare.
Në një njoftim te fundit ne platformin e komunikimit Telegram ata shprehen: “Është hapur Kutia e Pandorës, qeveritë arrogante vazhdojnë dëshpërimisht të mohojnë të vërtetën.”
Formati ‘Deep Sea”, përfshin çdo informacion të mundshëm për çdo person me një të kaluar kriminale.
Ajo përfshin informacionin e kaluar, vendndodhjen aktuale dhe kontaktet, raportet detajuese të përgatitura nga agjentët e policisë, gjithashtu informacione për këta agjentë policië.
Rreth 100.000 emra janë në sistem, informacionet e pasaportave dhe detajet për udhëtimet, të tëra janë të bashkangjitura. Përfshihen më shumë se 20 databasa. /Botapress.info/