Sekretari organizativ i PSD-së, Nol Nushi, ka komentuar dorëheqjen e ministrit Latifi.Nushi ka deklaruar se Latifi ishte “viktimë e logjikës instrumentalizuese të (kryeministrit) Kurti”.
“Dikur Arben Vitia, e tash Rifat Latifi dështuan dhe u dogjën për Kurtin dhe nga Kurti!” – u shpreh Nushi.
Kujtojmë se ministri i Shëndetësisë dha dorëheqje ditën e sotme pas më pak se njëmbëdhjetë muajsh në krye të këtij dikasteri.
Paraprakisht, ai kishte qenë edhe këshilltar për shëndetësi i ish kryeministrit Hashim Thaçi./Botapress.info/