Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për videon e publikuar ditë më parë, e cila ka kritikuar opozitën, duke thënë se është duke u rigrupuar dhe se lufta e saj ndaj shtetit ka kaluar në një nivel tjetër.
Kadriaj tha se detyra e pozitës është të krijojë konsensus e jo përçarje.
Ajo madje ka thënë se nëse pushteti vazhdon me video të tilla do të bojkotojnë seancat dhe votimin e marrëveshjeve për të cilat nevojitet vota e tyre.
Skandaloze: As sot nuk pritet të dalin pagat për grevistët, Murati do ta zbatojmë ligjin
“Nuk muj me kuptu tu e pasë një shumicë absolute ankoheni dhe drejtoni gisht nga opozita. E Keni si detyrë si qeveri me ndërtu konsensus, konsensusi nuk ndërtohet prej opozitës por prej pozitës. Ajo video e publikuar është denigrim dhe nuk i kontribuon konsesusit.
Sot në Komision u deklaruam se do t’i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare siç kemi bërë gjithmonë. Nuk po du falënderim se nuk po e bojmë për juve. Kemi qenë në Bruksel si Komision dhe kemi bë një lobim të fuqishëm për të gjitha temat. Ndoshta se kemi lobu më shumë se pozita edhe për liberalizim, anëtarësim në KE e të gjitha proceset tjera integruese”, u shpreh ajo gjatë mbledhjes së komisionit për Integrim Evropian, ku po raporton zëvendësministri Besnik Bislimi.
“Nëse vazhdoni prapë me ndonjë video tjetër poshtruese e denigrusese na detyroni me lëshu seancën dhe mos me i votu marrëveshjet. Atëherë humb Kosova jo ju. Mos e sulmoni opozitën me video tjera tmerruese”, shtoi Kadriaj./Botapress.info/