Një zyrtare e KEDS-it në Gjilan është ndarë nga jeta sot, në orët e mëngjesit. E ndjera, 59-vjeçare u gjet e vdekur në zyrën e saj nga një kolege e kompanisë.
Kështu kanë bërë të ditur burimet nga Emergjenca dhe kanë njoftuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi i mjekëve në Spitalin e Gjilanit, teksa në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit. Sipas informacioneve të para, mjeku ka deklaruar se vdekja e 59-vjeçares është natyrale, por Prokurori i Shtetit ka vendosur që të iniciojë rast.
Deri në 9 orë pa rrymë: Vendet që do të përballen me ndërprerje sot dhe nesër
Me urdhër të tij, kanë nisur hetimet për “Vdekje e dyshimtë” në mënyrë që të zbardhen në plotni rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.
Gazeta ka tentuar të marrë informacione edhe nga KEDS-i, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.
Botapress.info do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.