Qeveria e Kosovës dhe Kryemnistri Kurti, ka humbur udhën n’oborr, dhe n’vend të arsyes, ka zgjedhë përplasjën dhe konfrontimin me partnerët social, epilogu i të cilit, dëmton vendin, por rrëzon Qeverinë !
Në kundërshtim me Kontratën Kolektive në mes të SBASHK-ut dhe MASHT-it, sipas së cilës, orët e humbura nga grevat sindikale nuk kompënzohen, kjo e fundit, del me “idenë” e ndryshimit të planit dhe afatit kohor në mënyrë që orët e humbuar të mësimit gjatë grevës të plotësohen dëtyrimisht nga shkollat dhe mësimëdhënësit !
Në kundershtim me Ligjet pozitive të vendit dhe Konventave ndërkombëtare për grevat, Ministria Financave, alias, Ministri Hekuran Murati, kërcënon grevistët me mos ekzekutimin e pagave për ditët në grevë, duke provokuar kallëzim penal nga pala tjetër, verdikti i të cilit padyshim do ishte në favor të grevistëve, por ky fakt nuk i bënë përshtypje Minitrit Murati dhe as Qeverisë Kurti !
Qeveria Kurti, e pakënaqur me pezullimin e grevës së SBASHK-ut!
E interesuar të përshkallëzoj krizën dhe të mbaj n’tension SBASHK-un dhe të gjithë partnerët social me të cilët rrefuzon dialogun dhe zgjidhjet imediate të ngërqeve, si derivat i paaftësisë së Qeverisë në menagjimin e gjëndjes me inflacionin dyshifror, rrezikon thellimin e krizes dhe eskalimin e saj me pasoja të paparashikueshme për vendin dhe shoqërinë.
Këshilli i prindërve, me deklaratën dhe kërkesen e arsyeshme drejtuar Qeverisë Kurti, që kjo e fundit, pa humbur kohë të ekzekutoj pagat mësimëdhënësve të cilët ishin në grevë, sikur kanë kuptuar ma në fund lojën komplotiste të Qeverisë dhe Kryeministrit Kurti, e cila edhe pse kishte shkaktuar grevën e SBASHK-ut, kishte punuar me zell në përqarjën e grevistëve në njërën anë dhe këshillit të prindërve në anën tjetër, dhe ky leksion nuk shkon në dobi të komplotistëve, por në dobi të SBASHK-ut, Këshillit të prindëve dhe të vet nxënësve.
Greva kishte humbës dhe të dëmtuar, por jo edhe fitues e fitimtarë !
Të dëmtuar mbetën nxënësit, prindërit dhe vetë SBASHK-u, ngase humbja e mësimit si pasojë e grevës, dëmton pa asnjë dyshim këto kategori dhe palë të procesit edukativo-arsimor !
Humbës nga greva rezulton të jetë MASHT-i dhe Qeveria e Kosovës, të cilët nuk i’a dolën të realizojnë detyrimin kushtetues për organizimin dhe mbarëvejtjën e procesit arsimor në nivel të Republikës, si pasojë e mos-gadishmerisë së uljës n’tavolinë me partnerët social për tejalimin e krizës duke marrë seriozisht kërkesat e arsyeshme të Sindikatave dhe rrespektimin e të drejtave të tyre të garantuara ligjërisht dhe sidomos duke mos nëpërkëmbur dinjitetin e tyre njerëzor.
Gabimet kardinale n’qeverisjen e vendit, të reflektuara në keq-menagjim të buxhetit të shtetit dhe paaftësisë profesionale në ndërmarrjën e masave adekuate-programore, që do zbusnin krizën ekonomike përballë inflacionit dhe rritjes së çmimeve, lehtësonin përballimin e saj nga qytetarët e Kosoves, gjithënjë e më të varfër, Qeveria Kurti në vend të tyre, ka zgjedhë përplasjën, arrogancën dhe agresivitetin me t’gjithë partnerët social, logjikë kjo anakronike dhe model inkoherent dhe inkompatibil me vendin dhe rrethanat.
Pëzullimi i grevës deri n’janarin e 2023, kohë për reflektim nga ana e Qeverisë Kurti !
Poqëse nuk shrytëzohet kjo përiudhë nga ana e Qeverisë Kurti, e cila duhet menjiherë dhe pa humbur kohë, t’i qaset dialogut social me SBASHK-un dhe relizimit e plotësimit të kerkesave të tyre të arsyeshme, atëherë rrezikon përkeqësimin dhe përshkallëzimin e gjendjës në arsim dhe jo vetëm, dhe duke rrezikuar seriozisht stabilitetin e vendit, si pasojë e radikalizimit të SBASHK-ut dhe partnerëve tjerë social në BSPK, paknaqësitë në rritje të cilat po vijnë në shprehje çdo ditë e ma tepër.
Shteti është atribut nacional, pushteti n’funksion të shtetit, dhe jo pronë e Qeverisë !
Poqëse mëndësia qeverisëse e z.Kurti, projekton atributet nacionale dhe asetet e tyre, siq është edhe buxheti i shtetit, si e drejtë ekksluzive të pushtetit të Tij, deri n’abuzim flagrant, atëherë konsideroj se e ka gabim, dhe për pasojë përplasja me intersat qytetare dhe ndeshja me ligjet pozitive të vendit, e qojnë këtë Qeveri n’shpi si derivat i verdiktit të Sovranit, për çfarë nuk është i intersuar askush, përjashto këtu mazhorancën dhe Kryemnistrin Kurti !