E dërguara speciale e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce, ka zhvilluar një bisedë me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas njoftimit të Ambasadës britanike në Kosovë, Pierce ka ngritur shqetësimin për situatën aktuale dhe ka theksuar rëndësinë e zgjidhjes së çështjeve përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
“Karen Pierce, e dërguara speciale e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, foli sot me kryeministrin në detyrë Kurti për të diskutuar shqetësimet e saj në lidhje me tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe nevojën për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në njoftim.
Pierce gjithashtu ka njoftuar se pret përfaqësuesit e Kosovës në takimet e Procesit të Berlinit, që do të zhvillohen në tetor në Britani.
Po ashtu, diplomatja britanike do të zhvillojë bisedime edhe me presidentin e Serbisë në ditët në vijim.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet