Kryeministri Albin Kurti iu përgjigj kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se mësimdhënësit do t’ia tregojnë vendin këtij kabineti qeveritar “kur të vjen vakti”.
Kurti tha se kjo iu duk e çuditshme.
“Unë nuk flas për kurrfarë armiq të brendshëm. Këto nuk janë as shprehje, as mënyra të mia, por ju posa e dëgjuar deputetin Haradinaj kur tha ‘mësuesit ta tregojnë qefin kur të vjen vakti’. M’u duk shumë e çuditshme që Z. Haradinaj flet në emër të mësuesve”, tha Kurti.
Ndërsa greva e mësimdhënësve po vazhdon, kryeministri beson se prapa saj qëndron opozita.
“Hajde në foltore”, Ramush Haradinaj përplaset me ministrin e Financave, Hekuran Murati
Kurti e merr në mbrojtje Muratin pasi ai u përplas me Haradinajn: Unë isha këtu, ministri nuk fyu
“Çu puno najsen”, Krasniqi replikon me Kurtin: Thoshit erdhi dita, a dita shkoi gati