Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka akuzuar Qeverinë Kurti se nuk e ka vazhduar “trendin e rritjes ekonomike”.
Hoti ka lavdëruar qeverisjen e tij duke thënë se përkundër krizës për shkak të pandemisë, në qeverisjen e tij e kanë kthyer trendin pozitiv të rritjes ekonomike në muajt e parë të vitit 2021.
Por ai ka thënë se me Qeverinë Kurti trendi i rritjes ekonomike është në rënie.
Lajmi i fundit: SBASHK-u “lëshon pe” pezullohet greva, mësimi fillon me 3 Tetor
Ai ka publikuar edhe një grafikon të rritjes së Bruto Prodhimit Vendor në periudha tremujore që nga tremujori i parë i vitit 2021 deri në tremujorin e dytë sivjet. Sipas grafikonit, trendi i rritjes ekonomike në tremujorin e dytë të vitit 2021 ishte 16.32 për qind, duke pasur trend rënës në 2.14 në tremujorin e dytë të vitit 2022./Botapress.info/