Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Japoni për të marrë pjesë në ceremoninë shtetërore të varrimit të ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe.
Lajmin e ka konfirmuar Zyra e Kryeministrit me anë të një komunikate për media, teksa ende nuk është gjetur ndonjë zgjidhje mes pushtetit dhe përfaqësuesve të SBAShK-ut lidhur me grevën në arsim.
“I shoqëruar nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kryeministri Kurti gjatë qëndrimit në Japoni do të zhvillojë edhe takime tjera zyrtare”, thuhet në kumtesën e ZKM-së./Botapress.info/