Arta Balaj sërish në garë – zëri që dëgjon qytetarin dhe flet për të në Kuvendin Komunal të Istogut

 

Ajo ishte asambleistja më e votuar nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në legjislaturën që po lëmë pas. Ajo u vlerësua me Mirënjohje si Anëtarja më aktive e Kuvendit Komunal të Istogut, nga organizata prestigjioze DEMOS/Helvetas – një dëshmi e punës, zërit të fuqishëm dhe përkushtimit për qytetarin.

Sot, Arta Balaj i rikthehet garës zgjedhore, e mbështetur nga vlera, rezultatet dhe përvoja që ka ndërtuar ndër vite.

▪︎ Me përvojë të dëshmuar në arsim, me studime të përfunduara në Universitetin e Prishtinës dhe pasdiplomike në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër; ▪︎ E angazhuar në fushën e edukimit si themeluese e “English World Center” në Istog – një qendër për mësimdhënie për Gjuhë Angleze që ajo e udhëheq me përkushtim;

▪︎ Me zë të fuqishëm për kërkesat dhe hallet e qytetarëve në Kuvend, shumë prej të cilave tashmë janë kthyer në vendime konkrete falë bashkëpunimit institucional. Arta Balaj, me rrënjë nga Malësia – Plavë e Guci dhe pjesë e njërës prej familjeve më të njohura të Komunës së Istogut – Balaj, rikthehet për të kërkuar përkrahjen tuaj, për të vazhduar punën e nisur dhe për ta përfaqësuar Istogun me dinjitet, guxim dhe përgjegjësi

. E fuqishme, e përgatitur dhe e përkushtuar – një emër i sigurt për Kuvendin Komunal. Arta Balaj – Zëri juaj në Kuvend! Lidhja Demokratike e Kosovës ✌︎ Arta është edhe bashkëshortja e aktivistit të madh të LDK-së, Arlind Balaj – një familje që i ka qëndruar besnike vizionit dhe vlerave të kësaj partie ndër vite.

Të tjera

Aktuale

Çka ndodh kur teprohen zgjedhjet?

Kosova do t’i mbajë zgjedhjet parlamentare

Lajme

Maji sjell Magjinë në ETC

Një muaj dedikuar për ju duke