Kryeministri shqiptar, Edi Rama, e ka shkëputur një pjesë të fjalimit të tij në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), ku flet për pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shkëputur një pjesë të fjalimit që e ka mbajtur gjatë së shtunës në OKB.
Rama në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook ka ndarë vetëm pjesën ku flet për Kosovën, përkatësisht pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
https://botapress.info/shpallet-gjendja-e-jashtezakonshme-uragani-ian-pritet-ta-godase-floridan/
“Shqipëria nuk do të ndalet së luftuari për pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës dhe rishikimin e Rezolutës së Këshillit të Evropës në mbështetje të raportit famëkeq të tregimtarit Dick Marty!”, ka shkruar Rama në mbishkrimin e videos.
KËTU mund ta shikoni fjalimin e plotë të Edi Ramës.