Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Qeveria është në fazën e përgatitjes së buxhetit për vitin fiskal 2023. Këtë deklaratë, Kurti e ka dhënë në takimin që po e mban me kryetarët e komunave, në Pejë.
“Në këtë buxhet reflektohet një rritje e konsiderueshme e buxhetit, dedikuar nivelit komunal. Për herë të parë kemi rritje prej 15 përqind të buxhetit për komuna, në raport me vitin 2022”, ka thënë Kurti.
Ridvan Berishës i shkëputet kontrata me RTK, ka një paralajmërim
“Do të jenë 654 milionë euro që do t’u ndahen komunave, e kjo rritje e buxhetit do të duhej të reflektojë edhe në cilësinë e shërbimeve komunale, karshi qytetarëve, mirëqenies së tyre dhe zhvillimit në ekonomi”.
Kurti tha se nevojitet avancim i bashkëpunimit Qeveri-komuna.
“Qasja jonë si qeveri është që të jemi afër qytetarëve, edhe duke qenë afër komunave, e për këtë na nevojitet avancim dhe intensifikim i bashkëpunimit”, tha Kurti.