Vdekja e 57-vjeçarit që ra nga kulmi derisa po punonte, policia e cilëson si vdekje të dyshuar

Policia e Kosovës dje ka njoftuar se ka vdekur punëtori 57-vjeçar derisa po trajtohej në QKUK për shkak të plagëve të marra me datën 19 korrik, i cili derisa ishte duke punuar tek familjarët e tij në një fshat të Vushtrrisë kishte rënë nga kulmi.

Për këtë rast, policia njoftoi edhe sot në raportin 24-orësh, duke e cilësuar rastin si “vdekje e dyshuar”.

“Fsh. Karaçë, Vushtrri  19.07.2025-13:00. Viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar në QKUK për shkak të lëndimeve që kishte pësuar me datën e cekur, me datë 01.08.2025 ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

Të tjera

Lajme Opinione

Janina Ymeri: Ne puno, Serbia fito!

Deputetja e LDK-se ne legjislaturen e

Showbiz

Ky fustan i Morena Tatakut po e çmend Instagramin

Morena Taraku është shfaqur së fundi

Lajme

Subvencionet në bujqësi për 2026: publikohen masat mbështetëse

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit